E vërteta pas suksesit

Posted: 24/06/2017 by Shpresa Rupar

Një njeri të suksesshëm e shofim gjithmonë pasi ka arritur Everestin, por zakonisht harrojmë të shofim sa “everesta” të tjerë më të vegjël i është dashur të ngjisë para madhështorit Everest. Të gjithë këta atletë, sportistë, biznemenë apo të tjerë njerëz të suksesshëm në fusha të ndryshme, fillojnë me stërvitjet e përditshme për të arritur një majë më të lartë dhe çdo herë kërkojnë maja edhe më të larta.

Ne, si shikues nga poshtë dashje pa dashje mendojmë; i ka ecur, ka fat në jetë, fillojmë ti kemi ndoshta edhe zili për arritjet e tyre, por harrojmë të kthejmë kokën pas dhe të shofim sakrificat, humbjet, vështirësitë, dështimet dhe gjithë peripecipetë të cilat i përjetojnë gjatë kësaj rruge drejt suksesit. Pas çdo suksesi fshihen orë, ditë, javë, muaj e vite pune e dedikimi 100% të fokusuar vetëm drejt një objektivi kryesor.

Suksesi dhe ndryshimi fillojnë pak e nga pak, duke hedhur hapa të vegjël, por këto hapa na motivojnë për të kërkuar më shumë nga vetja.

A është suksesi gjatë gjithë rrugës i garantuar? – natyrisht që jo, por ata që ecin gjatë kësaj rruge me gjithë këto përpjekje, mundime, dështime, fitore apo humbje, janë tashmë të pregatitur të reagojnë ndaj ndryshimeve të reja dhe të shfrytëzojnë momentin e duhur për të hedhur hapin drejt fitores.

Cilat janë elementet më të rëndësishme për të arritur “everestat” gjatë rrugës dhe në fund madhështorin Everest?

  • Mos u dorëzo asnjëherë para vështirësive
  • Pas çdo gabimi mëso diçka dhe ndrysho kursin e anijes apo metodat e punës, pasi eksperienca është mësuesi më i mirë, por të mos harrojmë që shpesh kemi nevojë edhe për një mësues të mirë, për një njeri që e ka kaluar këtë rrugë dhe në këtë mënyrë rruga jonë bëhet më e lehtë apo humbjet dhe dështimet bëhen më të buta.

Pasi analizojmë këtë rrugë, në fakt kuptojmë të vërtetën lakuriqe: suksesi nuk është rastësi!

Ki besim tek vetja dhe tek aftësitë e tua! Beso që asnjë mal nuk është aq i lartë sa të mos e pushtosh dot!

Ju uroj shumë suksese përgjatë rrugës suaj drejt suksesit!

 

If you find yourself wondering about anything, feel free to drop me a line:




No Comments

Leave a Reply