Gëzuar Prillin! Ti je njeri i mrekullueshëm

Posted: 01/04/2019 by Shpresa Rupar

Gëzuar muajin e bukur që sapo hymë!

Miku im!

Mikja ime!

Dua të të them diçka.

Dhe, të lutem, më beso.

Ti je thjesht i mrekullueshëm!

Ti je thjeshtë e mrekullueshme!

Të lutem, shihe pak veten në pasqyrën e shtëpisë,

në pasqyrën e një dyqani, ose tek pasqyra e makinës,…

nuk ka rëndësi ku je, gjej një pasqyrë, qoftë edhe uji i liqenit, uji i një deti apo lumi të qetë.

Në këtë pasqyrë shiko jetën tënde!

Mos kërko ato gjëra që ke ushqyer kundër vetes.

Mos kërko zërin e pazë që here pas here nxjerr kthetrat e veta.

Por, të lutem, kërko atë pjesën tjetër.

Pjesën e bukur.

Gjërat e mira.

Ato gjëra që të bëjnë krenar/-e me veten, ti ke me qindra arsye,
atëhere gjeji brenda vetes!

Kërko të bukurën dhe të mirën brenda vetes, ti i ke ato,
atëhere kërkoji!

Ti ke dëshirë të bësh gjëra të bukura,
atëhere bëji!

Ti ke dëshirë të jesh qenia më e mirë njerëzore,
atëhere ji!

Ti u jep dashuri të tjerëve,
atëhere jepi edhe vetes!

Ti di shumë mirë t’u tregosh vlerat të tjerëve,
atëhere tregoja edhe vetes!

Ti mendon se duhet të bësh një gjë të madhe,
super të madhe për të merituar fjalën “ua, i mrekullueshëm / e mrekullueshme”,
por JO miku im, mikja ime.

Ti ji thjesht njeriu me zemrën tënde të pastër,
përdor zgjuarsinë tënde, shpreh mendimin tënd, ji vetëvetja.

Ty nuk të bën të mrekullueshëm/të mrekullueshme ajo se çfarë bën për dikë.

Ti thjesht je i mrekullueshëm/e mrekullueshme, qoftë edhe vetëm për një,

por, të lutem, mos harro në radhë të parë ji për veten!

Këtë gjë nuk ta merr dot askush.

Mos harro!

Mos ji tepër kritik ndaj vetes.

Ulu para një pasqyre, merr frymë thellë dhe të paktën një herë të vetme në jetën tënde,

lejoji vetes luksin e fjalëve të bukura:

Je i mrekullueshëm!
Je e mrekullueshme!

…..dhe tani, ik e bëje ditën e sotme, javën dhe muajin ku sapo hymë të mahnitshëm!

If you find yourself wondering about anything, feel free to drop me a line: