Kënaqësi të vogla

Posted: 24/06/2017 by Shpresa Rupar

Kam arritur moshën, kur vesh çfarë të më pëlqejë: sandale me taka të larta apo këpucë të sheshta,
pantallona të zhubrosura apo fustan mbrëmjeje,
xhinse të grisura nga koha apo ato të grisurat moderne,
mini apo fustan të gjatë,
T-shirt reklame apo Michael Kors,
çantë pambuku apo Louis Vuitton,
mbaj flokë të lidhura apo të lëshuara, të krehur drejtë apo me ondet e çrregullta origjinale,
thonjë të shkurtër pa formë apo thonj fallco sipas modës së fundit,
dal e parfumosur vetëm me erën e shampos pas një dushi të shpejtë apo e parfomusor çdo ditë me markat e fundit,
kam një telefon të dalë jashtë mode qysh para tre vjetësh apo iPhonin e fundit,
përdor bizhuteri të bëra vetë apo diamante,
përdor biçikletë apo BMW,
përdor syze dielli nga H&M apo Ray Ban – të gjitha këto nuk kanë më asnjë rëndësi për mua,
prandaj të lutem mos më gjyko!

Rëndësi ka e vërteta ime e cila më bën të jem nëna, bashkëshortja dhe gruaja më e lumtur në botë.

Këto lumturi të vërteta, për mua, janë atëhere:

kur më mbushen sytë me lot gëzimi apo nga e qeshura me shpirt,
kur i ofroj dorën apo supin dikujt që ka nevojë për këshillën time apo thjesht ka nevojët ta dëgjoj dhe jo ta kritikoj apo gjykoj,
kur me njerëzit që i dua dhe më duan kalojmë orë tëra me biseda pa e vrarë mendjen se mos i ngelet hatri dikujt,
kur më digjet lëkura nga rrezet e diellit sepse u harrova me rregullimin e luleve rreth shtëpisë,
kur e shijoj kafen e mëngjesit në krevat duke lexuar atë gjë që më mbush,
kur bëj vrap në natyrë në shoqërinë e cicërimave të zogjve,
kur ulur në një lëndinë shijoj me miqtë, nën hijen e pemës një piknik të organizuar 2 orë para
apo thjesht kur eci këmbëzbathur të ndjej kudulisjet e barit majhosh,
dhe kur, pavarësisht një dite të lodhshme dhe shtëpisë rrëmujë,
gjej kohën të hap krahët për vajzën time, pasi janë këto gjëra të vogla të cilat i japin kuptim ditës dhe jetës sime.

If you find yourself wondering about anything, feel free to drop me a line:




No Comments

Leave a Reply