Neuronet negative.

Posted: 24/07/2017 by Shpresa Rupar

Pakënaqësitë dhe ankesat na e kthejnë kursin e trurit më shumë drejt negativitetit. Truri, pas çdo mendimi apo ndjenje që i përçon, lëshon me mijëra neurone, të cilat krijojnë një rrjetë neurale. Kur bluani, dhe sa herë bluani në kokë të njëjtat mendime, truri gjithmonë çliron të njëjtat neurone.

Sipas Donald Hebb:

“Nëse flisni vazhdimisht vetëm për probleme dhe shqetësime, truri e ka më të lehtë të gjejë neuronet negative të instaluara brenda tij, duke i kthyer reagimet tuaja edhe në më negative.”

Neuronet që sulmojnë së bashku, tërheqin e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe ngelen miq të vërtetë e besnik.

Këshilla për sot: mos i kushtoni shumë rëndësi çdo problemi të vogël, jini të lumtur me gjëra të vogla dhe qeshni sa më shumë – mos i bëni asnjë fole neuroneve negative!

If you find yourself wondering about anything, feel free to drop me a line:




No Comments

Leave a Reply