Nuk mund

Posted: 24/07/2017 by Shpresa Rupar

Nuk mund të …

Nuk mund të ndihmosh të tjerët, nëse nuk ndihmon dot veten;
Nuk mund të duash të tjerët, nëse nuk do veten;
Nuk mund t`ju japësh këshilla të tjerëve, nëse as vetë nuk i pranon nga të tjerët;
Nuk mund të presësh nga të tjerët të flasin hapur, nëse nuk je vetë i hapur;
Nuk mund të kërkosh respekt nga të tjerët, nëse nuk respekton veten;
Nuk mund të kesh opinion të mirë për të tjerët, nëse nuk e ke as për veten;
Nuk mund ti falësh të tjerët, nëse nuk fal veten;
Nuk mund ti mësosh të tjerët të jenë mirënjohës, nëse nuk je mirënjohës ndaj vetes;
Nuk mund të edukosh të tjerët, nëse nuk edukon veten;
Nuk mund të presësh nga të tjerët, nëse as vetë nuk jep;
Nuk mund të gjesh fuqinë tek tjetri, nëse nuk e ke gjetur tek vetja;
Nuk mund t`ju flasësh të tjerëve për lumturinë, nëse as vetë se ke provuar;
Nuk mund të flasësh për humbjet, nëse vetë si ke pasur;
Nuk mund të kërkosh drejtësi, nëse nuk je vetë i drejtë;
Nuk mund ti bësh të tjerët të ëndërrojnë, nëse as vetë nuk ke ëndërruar të pamundurën;
Nuk mund të jesh ndryshimi për botën, nëse nuk je ndryshimi i vetes.

If you find yourself wondering about anything, feel free to drop me a line:




No Comments

Leave a Reply