Pesë arsyet e gabuara se pse vendosim të shtojmë familjen.

Posted: 08/05/2018 by Shpresa Rupar

Shpesh shumë çifte vendosin të kenë fëmijë për arsye komplet të gabuara.
Cila mendoni se është një apo disa nga këto arsye të gabuara?

Arsyeja e parë: “Dua që afër vetes të kem dikë që më do pa asnjë kusht.”

Nëse ndihesh i/e vetmuar, duhen zgjidhur fillimisht problemet që ke me veten apo me partnerin/partneren, pasi duhet të kesh parasysh që fëmija nuk do ofrojë buzëqeshje dhe dashuri pa fund. Fëmija është një qënie me karakterin e vet dhe do qajë, do ketë probleme të ndryshme gjatë periudhës kur rritet dhe nuk është e drejtë të sjelllim në jetë një  fëmijë për të plotësuar nevojat e të rriturve. Fëmija nuk mundet të ngrejë vlerat tona nëse ne vetë nuk e vlerësojmë veten. Gjithashtu mos të harrojmë që ai bebe, fëmijë, adoleshentë apo edhe fëmijë i rritur ka nevojë për shumë dashuri, ka nevojë për ngrohtësi dhe për prindër me vetëbesim – jo prindër perfekt, por konfident. Nga përvoja ime, shpesh nënat pas lindjes ndihen edhe më të vetmuara, dhe pikërisht këto janë arsyet se pse duhet të zgjidhen problemet para marrjes së një vendimi të tillë.

Arsyeja e dytë: “Të gjitha shoqet e mia janë bërë nëna, mami mezi po pret të bëhet gjyshe, të gjithë më pyesin kur do bëhem nënë/baba.”

Shoqëria që na rrethon shpesh ushtron presion ndaj nesh me këto pyetje, dhe nëse dikush nuk e ndjen ende dëshirën për tu bërë nënë apo baba, dhe merr një vendim të tillë për të plotësuar dëshirat e të tjerëve apo se ashtu“duhet”, e sigurt që është një vendim i gabuar.

Arsyeja e tretë: “ Nëse do kemi edhe një fëmijë tjetër do shpëtoj martesën.”

Kjo është një nga arsyet më të gabuara. Zakonisht në fillimet e shtatzanisë duket skur ido gjë po rregullohet dhe shumë çifte ndihen mirë me këtë vendim, pasi fëmija sjellj një shpresë të re.

Por kjo shpresë e re nuk zgjat shumë, pasi zakonisht pa ardhjes së fëmijës, me problemet e ndryshme që sjellj përshtaja e ditëve të lodhshme dhe netëve pa gjumë , problemet mes partnerëve shtohen edhe më shumë. Në fund kuptojnë që çdo gjë ishte një iluzion I rremë dhe një vendim i gabuar, pasi me përgjegjësitë që vijnë bashkë me fëmijën, thellohen më shumë problemte e bartura.

Arsyeja e katërt: “Fëmija do ti japi kuptim jetës sime.”

Kuptimin e jetës duhet ta gjejmë vetë, kjo nuk është detyra e fëmijës. Shpesh këta prindër nuk e lejojnë fëmijën të zhvillojë karakterin e tij, nuk i lenë vend të marri frymë. Këta prindër e përdorin këtë fëmijë si mjet për ti treguar të tjerëve një jetë më të bukur nga ajo që kanë realisht, por të mos harrojmë që nuk ësht asnjëherë detyra e fëmijës të lumturojë ne të rriturit.

Arsyeja e pestë: “Fëmijës do ti krijoj ato mundësi dhe do ti ofroj ato gjëra që më kanë munguar mua. Do ti ofroj ato çfarë nuk më ofruan prindërit mua.”

Ju lutem mos harroni që është vetëm fëmijë i pafajshëm dhe mos e përdorni si terapi për të shëruar plagët e vjetra.

Nëse e gjeni veten në në nga modelet e mësipërme, kërkoni ndihmë e ekspertëve.

Nëse do dëshironit informacione më tepër, ju lutem më kontaktoni.

ose

shpresa@everteta-lakuriqe.com

Mob. +38631677245 (viber, whatsapp)

Faleminderit!

If you find yourself wondering about anything, feel free to drop me a line: