Pesha e rëndë e anës materile

Posted: 01/08/2017 by Shpresa Rupar

Objektet.

Së pari po citoj nga fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe kuptimin e kësaj fjale (http://www.fjalori.shkenca.org/):

“Send, mjet, përdorëse etj. që i hyn në punë njeriut për të plotësuar nevojat dhe për të përmbushur kërkesat e tij. Objekte të nevojshme (të domosdoshme).”

Televizorët me ekrane gjigande, modeli i fundit i telefonit apo kompjuteri Mac, vila përrallore, divane lëkure me porosi të veçantë, piktura të shtrenjta, makina super të shpejta, varëse diamanti pa fund etj., etj., a janë domosdoshmëri apo skllavëri!?

Duke u kthyer në skllevër të anës materiale, kemi harruar të llogarisim në fakt a i japin këto objekte vlera jetës dhe lumturisë sonë dhe sa?

Mos më keqkuptoni, nuk jam kurrë kundër gjërave të tilla apo jetës lluksoze dhe sinqerisht ju uroj të gjithëve sa më shumë komoditete të tilla,
por duhet të bëjmë kujdes që për hatër të kësaj ane materiale, të mos harrojmë vlerat e vërteta të jetës,
të mos harrojmë ata njerëz dhe ato gjëra apo parime në të cilat kemi besuar dikur apo besojmë edhe sot,
pasi këto janë më të rëndësishme se këto të mira materiale.

Personalisht kam punuar me disa raste kur e shifnin anën materiale si burimin kryesor të lumturisë ose ishin kapur pas këtyre komoditeve pa dashur ti futen më thellë problemeve të tjera.
Këtë anë materiale e shifnin si varkën e shpëtimit në oqeanin e errët.

Me thellimin në këto probleme të fshehta, në fakt secili individ kupton që mungojnë gjëra të tjera, të vogla, pa vlerë monetare,
por tepër të rëndësishme – mungon përqafimi, fjala e ëmbël,mirëkuptimi, komunikimi, respekti, dashuria e vërtetë,
pëshpëritjet e ëmbla në mes të natës, gatishmëria për diskutime konstruktive…,
këtu mund të jetë një listë tepër e gjatë dhe natyrisht nëse edhe të duhet të qash,
është më mirë të qash në një Mercedes sesa në majë të biçikletës 😜,por prapë pa u bërë skllav i këtij Mercedesi.

Krijo koktejin e shijshëm të jetës me këto gjëra jomateriale që përmenda më sipër, pasi sot pikërisht nga bollëku kemi probleme madhore, qoftë edhe shëndetësore që kanë një peshë më të rëndë për tu mbajtur sesa këto objekte.
Mos lejo që këto objekte apo ky materializëm të drejtojnë jetën tënde.

Ju uroj një ditë me një koktej sa më të shijshëm!🍸

If you find yourself wondering about anything, feel free to drop me a line:




No Comments

Leave a Reply