Licensed Practitioner of NLP®

Parimet themelore të Programimit Neuro-Linguistik.

  • Njerëzit dhe sjellja e tyre nuk janë e njëjta gjë. Harta nuk është territori.
  • Njerëzit kanë gjithçka çfarë ju duhet për të arritur suksesin apo rezultatin e dëshiruar brenda vetes, thjesht duhet të mësojnë si ti zbulojnë këto burime.
  • Suksesi varet nga mënyra si komunikojmë dhe bukuria e një komunikimi varet nga përgjigjet që ne marrim. Kur mësojmë artin e komunikimit, edhe bashkëbiseduesi apo bota rreth komunikojnë ndryshe.
  • NLP-ja bazohet mbi parimin që ju jeni përgjegjës për mendimet tuaja, dhe si rezultat edhe për jetën tuaj.

Me këtë program para jush shpaloset një botë komplet tjetër.

  • Dëshironi një ndryshim pozitiv të paktën në një nga fushat e jetës suaj?
  • Dëshironi të shihni mundësitë në vend të problemeve?
  • Dëshironi të kapërceni barrierat që ju pengojnë për të arritur objektivat tuaja dhe njëkohësisht edhe të argëtoheni?
  • Dëshironi të mos humbisni motivimin gjatë rrugës drejt asaj çfarë dëshironi të arrini, qoftë ky ndryshim karriere, përmirësim i situatës financiare,ndryshim në mënyrën e komunikimit, përmirësim i marrëdhënieve të ndryshme si në jetën personale apo profesionale, ndryshim në fushën e zhvillimit personal, ndryshim të ambjentit ku jetoni dhe të atij ku punoni?
  • Dëshironi të përmirësoni cilësinë e jetës në përgjithësi?
  • Dëshironi që me këto njohuri të reja të krijoni një karrier komplet të re?
  • Dëshironi të eliminoni frikën e foljes në publik, frikën nga fluturimi me avion, frikën nga lartësitë, klaustrofobinë, frikën nga dështimi apo çdo lloj tjetër frike? A ju interesojnë metodat si të menaxhoni mendimet tuaja, si të programoni mendjen, si të ndryshoni modelet e pavetëdijshme të sjelljes, dhe më në fund të jetoni jetën e ëndërrave tuaja?

A nuk do ishte e mrekullueshme që jetën tuaj ta kthenit në mrekulli!

Licencesed Practitioner of NLP®, është shkalla e parë e këtyre studimeve të përsosmërisë, ku mësoni se si të menaxhoni mendimet dhe ndjenjat tuaja.

Ndjenjat ndikojnë tek sjellja, sjellja ndikon direkt tek rezultatet, të cilat (nuk)arrini në jetë.

Ky trajnim, i cili, vit pas viti, trajnim pas trajnimi, ngrihet në shkallë edhe më të larta, është strukturuar me shumë kujdes nga vetë Society of Neuro-Linguistic Programming™.

Trajnimi Licencesed Practitioner of NLP®, për shkak të rezultateve fantastike dhe ndryshimeve kolosale që sjellj në jetën personale apo profesionale, është një nga trajnimet më të përhapur në botë.

Më në fund ky trajnim vjen edhe në gjuhën shqipe, nga e vetmja trajnere e Liçencuar, për gjithë territoret shqipfolëse, nga vetë bashkëthemeluesi i Programimit Neuro-Linguistik Dr. Richard Bandler.

Gjatë këtij trajnimi studentët kanë mundësinë të mësojnë si të kombinojnë gjithë elementet e NLP-së.

Me konceptet e NLP-së familiarizoheni shumë shpejt. Me ushtrimet praktike, të cilat nuk do të mungojnë asnjë ditë gjatë trajnimit, mësoni se si këto elemente ti aplikoni me lehtësi dhe elegancë në jetën tuaj.

Rruga drejt njohjes së vetes fillon këtu, rruga drejt ndryshimit të vërtetë fillon këtu dhe gjithçka që mësoni përdoret në jetën personale dhe në fushën profesionale.

Gjithashtu këto aftësi, njohuri dhe teknika të NLP-së mund ti aplikoni për të ndihmuar të tjerët të kapërcejnë frikërat, fobitë e ndryshme si dhe të ndihen çdo ditë më tepër konfident, por jo vetëm.

Me përfundimin e këtij trajnimi, ju jeni në gjendje ti aplikoni njohuritë e fituara si Licencesed Practitioner of NLP® në cilëndo fushë ku punoni, qofshin burime njerëzore, fusha e edukimit, shitje, menaxhim, terapi apo biznese, dhe natyrisht janë njohuri të cilat përdoren çdo moment në jetën e përditshme.

Gjatë këtij programi, ku japim metoda dhe teknika të ndryshme, ku ushtrojmë strategji të ndryshme me raste kokrete, mësoni gjithë aftësitë e komunikimit për të arritur suksesin e dëshiruar në jetë, gjë që do t’ju mundësojë, që këto strategji ti përdorni menjëherë dhe natyrisht këto ju japin mundësi nga më të ndryshmet dhe ju hapin shumë drejtime për të krijuar jetën tuaj të re.

Njerëzit e suksesshëm si në jetën profesionale apo personale, kanë disa gjëra të përbashkëta, ata njohin dhe përdorin modele mendimesh, modele fjalësh si dhe strategji, të cilat i drejtojnë ata drejt plotësimit të dëshirave, ëndërrave dhe drejt realizimit të objektivave që i kanë vënë vetes.

Tani NLP-ja MUND të të ndihmojë edhe ty!

 Tashmë, këto teknika, mund ti mësoni edhe ju.

Për herë të parë në Shqipëri dhe në Kosovë!

Bëhuni pjesë e grupit NLP Training, Consulting & Coaching e drejtuar nga trajnerja ndërkombëtare e Programimit Neuro-Linguistik™ Shpresa Rupar, e vetmja trajnere e Liçencuar për territorin e Shqipërisë dhe Kosovës. Ju garantojmë që jetës suaj do ti jepni një kuptim komplet ndryshe.

Pas përfundimit të trajnimit pajiseni me Çertifikatë Ndërkombëtare të lëshuar nga The Society of Neuro-Linguistic Programming™, çertifikatë e firmosur nga vetë bashkëthemeluesi i saj,  Dr. Richard Bandler.

 

A ju duhet më shumë informacion rreth programit?

A keni pyetje specifike?

Mos hezitoni të më kontaktoni.

Me kënaqësi ju përgjigjem pyetjeve tuaja.

 

Ju falenderoj!

Shpresa
https://www.everteta-lakuriqe.com
shpresa@everteta-lakuriqe.com
tel.: 00386 31677245 (WhatsApp, Viber)