Thënie

Nëse thua një fjalë të ëmbël, do t’i bësh ditën dikujt.
Nëse bën një gjest të bukur për dikë, nuk do ndryshosh gjithë botën por ndoshta do dryshosh botën e dikujt.

-Sh. Rupar-

Nëse nuk mund të bësh të mira, të paktën mos bëj keq;
nëse nuk thua dot fjalën e mirë, të paktën mos fol keq;
nëse nuk e arrin diçka vetë, të paktën mos kritiko;
nëse nuk jep vetë dashuri, të paktën mos shpërnda urrejtje;
nëse kërkon lumturinë, fillo e kërkoje brenda vetes,
pasi lumturia nuk është dhuratë por zgjedhje.

-Sh. Rupar-

“Çmenduria: të vazhdosh të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate ndryshe.”

– Albert Einstein –

“Disa njerëz kërkojnë një vend të bukur, të tjerët e bëjnë një vend të bukur.”

– Hazrat Khan –

“Qëndro larg njerëzve negativë. Pas çdo zgjidhjeje gjejnë një problem.”

– Zig Ziglar –

“Mos ki frikë nga të qenit unik ose nga të shprehurit e mendimit tënd, pasi janë këto dy gjëra që të bëjnë ndryshe nga të tjerët.”

– Dave Thomas –

“Të menduarit është një proces i vështirë, prandaj shumica e njerëzve dinë vetëm të gjykojnë.”

– Carl Jung –

 

“Gjithnjë fali armiqtë se asgjë nuk i inatos ata më shumë se kjo.”

– Oscar Wilde –

 

Jo çdo ditë do jetë e bukur, por pavarësisht shijoje atë.
Jo çdo njeri do të të thotë të vërtetën, por pavarësisht ji i sinqertë.
Jo të gjithë do të ta kthejnë dashurinë, por pavarësisht ti jep dashuri.
Jo të gjitha marrëveshjet janë të drejta, por pavarësisht ti luaj me karta të hapura,
pasi nuk ka jastëk më të rehatshëm se ndërgjegja e pastër.

– Sh. Rupar –

 

Forca e një kombi rrjedh nga integriteti brenda familjes.

– Konfuci –

 

Mos i jep shpatën atij që nuk di të vallëzoj!

–  Konfuci –

 

Nëse nuk e njohim jetën, si mund të njohim vdekjen?

– Konfuci –

 

Pasuria është si uji i detit; sa më shumë pimë, më shumë etje kemi; e njëjta gjë vlen për pasurinë dhe famën.

– Arthur Schopenhauer –

 

Më shumë kemi, por më pak zotërojmë.

– Meister Eckhart –

 

Vetëm dora që fshin mund të shkruajë të vërtetën.

– Meister Eckhart –

 

Nivelin e bisedës më shumë se çdo gjë e ul ngritja e zërit.

– Stanley Horowitz –

 

Të jesh kritik është shumë më e lehtë sesa të pranosh që s`ke të drejtë.

– Benjamin Disraeli –

 

Mos harroni, nevoja më e madhe emocionale e një personi është që të ndihet i vlerësuar.

– Jackson Brown –

 

Çdo gjë në jetë, pavarësisht heshtjes aparente, flet dhe shpesh, shumë shpesh ulëret.

-Hazrat Khan-

 

Pasuria nuk shifet tek ato që disponon, por tek karakteri që posedon.

-Sh. Rupar-

 

Rroga është ryshfeti që ju japin për të harruar ëndërrat tuaja.

-anonime-

 

Unë kam besim tek ty. Kjo është e vërteta. Kjo është madhështi. Kjo është dashuri e vërtetë. Gjithë të tjerët thonë thjesht “Të dua“, çfarëdo kjo nënkupton. 

                                                                                                                  Justin Chatwin